Primo Shllaku zhvillon takim në kuadër të ditës botërore të librit

23 Prill 2024, 15:41Kulturë TEMA
Primo Shllaku zhvillon takim në kuadër të ditës

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, Qendra për Hapje dhe Dialog pati kënaqësinë të kishte të ftuar një ndër figurat më të spikatura të penës, mendimit dhe krijimit letrar, z. Primo Shllaku.

Në prani të Klubit të Librit të gjimnazit “Çajupi” Tiranë, ai ndau në “Personazhe në Fokus” rrëfime nga jeta e tij personale dhe profesionale përpara të rinjve që duan të përqafojnë fort botën e madhe të librit.

Takimi për poezinë u zhvillua në Kryeministri pranë mjediseve të Qendrës për Hapje dhe Dialog ditën e sotme.

Profesor Primo solli për të pranishmit një rrëfim ekskluziv mbi marrëdhënien me librin, krijimtarinë dhe përkthimin në dy epoka, para viteve '90 dhe pas, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë bashkëbisedimi, të gjitha nën petkun e një origjinaliteti unik. A.K./TemA

 

2 Komente

  1. Y
    Ylli Sotiri

    Shumë urime Primo. Çdo gjë e ke të merituar falë talentit dhe erudicionit tënd.

    1. N
      Noci

      Nje nder talentet me te mrekullueshme qe ka nxjerrë Dega e Gjuhe Letersisë ne Filologjik un e Tiranës.Djale i familjes Shllaku i regjizorit te teatrit te Shkodres " Migjeni" dhe me vone i teatrit "Skampa" Elbasan.Nip i përkthyesit Gjon Shllaku qe ne burg përktheu Iliadën vepër e famshme e Homerit..Sigurisht nuk kishte si te mbahej Promo neper institutet e gjuhesise dhe Letersisë,nga biografija,por edhe mbase edhe nga fakti qe Primo ështe i dhene me mish e shpirt pas gegërishtes.I uroj me te miren pa çka se po plakemi.

      Lini një Përgjigje