Shpërthimin e i filmave biografikë ka disa kohë që ndodh. Ishte thjesht në stadin e efektit të modës për tu bërë një fenomen i strukturuar i industrisë kinematografike.
Asnjë qoshe e historisë kulturore nuk lihet e qetë sot: duhen absorbuar të gjitha, të rishkruhen dhe riformatohen të gjitha në formën e biopikëve. Duket që spektakli i frymëzon të gjitha, edhe në stadin e vet kanibal.
Secila ikonë është e dënuar të gëlltitet nga dytësi i saj, të shohë jetën e saj të vënë në skenë nga shembulli i një skenari.
Kështu ka ndodhur me Amy Winehouse, vdekur tragjikisht në 2011 nga një mbidozë alkooli në moshën 27 vjeëare. Fati i beftë dhe aksidenti i këngëtare janë xhiruar dhe njëherë në “Amy” (Asif Kapadia;2015), që pati një sukses të jashtëzakonshëm në salla sepse imagjinarja kolektive nuk do asgjë më shumë se vdekjen tragjike të idhujve të saj.
Dokumentari nuk e rishkroi imazhin morbid të Winehouse, insistoi te bulimia e saj, problemet me peshën, koncertet e saj gjithmonë e më të çuditshëm. Amy, apo Marilyn brune e kohës tonë, vdiq që të shpërndahej trup e shpirt si e famshme.
Me këtë film të ri me themele të jetës së Winehouse, këngëtares së vdekur në moshën 27 vjeçare, Sam Taylor Johnson dëshiron të na japë të trupëzuar vertigon e gjestit artistik, të bëjë krejt të kundërtën. A.K./TemA
Lini një Përgjigje