
Koçi Petriti poeti dhe studiuesi i njohur që me krijimtarinë e tij zuri një vend të veçantë në letërsinë shqipe është përkujtuar në datën 20 Prill në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Lirika e tij e vlerësuar për thjeshtësinë dhe finesën mbetet e veçantë ndaj familjarë, miq dhe lexues të tij së bashku rikthyen mes interpretimeve emocionuese pak nga shpirti i veçantë i Koçi Petritit.
Me një krijimtari të vyer ai spikati që në botimin e tij të parë të titulluar Lirikat e Majit, që u pasua nga botime të tjera të cilat bënë që Koçi Petriti të njihet nga kritika si mjeshtër i lirikës dhe baladave. Në këtë 10 vjetor të ndarjes nga jeta djali i tij Ergysi mes emocionesh ndau disa momente e vargje të njeriut modest por me vlera të mëdha.
Për organizatorin Erget Cenolli, Koçi Petriti mbetet një ndër poetët dhe studiuesit e spikatur të Shqipërisë vepra e të cilit edhe pse nuk zë vend ne kurrikulat e arsimit parauniversitar studiohet në auditorët e arsimit të lartë.
Për gati gjysmë shekulli Koçi Petriti ju përkushtua mësimdhënies letrare por si studiues ai arriti të sjellë botime thelbësore për zbërthimin e krijimtarisë letrare të.disa autorëve shqiptarë ndërsa me vargjet e tij përmbushë paktin e tij me lexuesit, atë të përjetësisë. A.K./TemA
10 vjet iken shume shpejt, por Koci Petriti ka mbetur i gjalle midis nesh!
Ka 1 jave qe eshte perkujtuar. Tani erdhi lajmi tek ju?
Po çfar ti perkujtosh Koçiut?Dosjen e ish sigurimit,hapi plag sa ishte gjall,groposi familje si leve e ish sigurimit,mjere ato qe jane shoqeruar me te.Ky njeri i vogel zgjodhi te bente karierre duke shkelur te tjeret.Fare mir mund te kishte zgjedhur te jetonte me nder e dinjitet qoft edhe si mesues fshati,se sa te groposte njerez te pafajshem.Nuk cuditem iç qe perkojtohet ende ne Librazhd,sepse ky qytet- fshat e legjimigjititon spiunllikun,sepse gati 50% aderonin fshehur nè ish sigurim.