
(Hajredin dhe Sabirea, gjyshi me gjyshen. Gjyshja mbesa e Naim Frashërit)
*Me rastin e 118- vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe.
"Mallakastër!
Trime me fletë!
Djep i dijes mbete për Jetë!
Lulëzon te truallin Mëmë!
Gjuha Shqipe ka hedhur rrënjë"!...
Para fillimit të aktivitetit u këndua "Himni i Flamurit" dhe nga senati i shkollës kënga "Për
mëmëdheun" Nxënsit mbanin një pllakat me portretin e Korifeut. Busti u vendos në katin e dytë
të shkollës në një pozicion ku çdo vizitor që do të hynte në shkollë do të përshëndetje më të.
Duke e çuar bustin në katin e dytë unë po mendimtoja për Korifeun:
"Kam kohë që kërkoj emrin tënd.
Emrin tënd të humbur në humtirëne historisë!
E gjeta e gjeta në altarin e Diturisë.
"Ato grusht shkronjash" që solle një vitë më parë kanë hedhur rrënjë.
Kanë çelur si lastar.
Shkëlqejnë në vendlindje si zjarr
Ti erdhe me një grusht shkronjash në gji!
Ato ndezën me mijra shkëndi"!
Të gjithë të pranishmit u ngjitën në katin e dytë të shkollës,atje ku ishte vendosur busti i
Korifeut. Senati i shkollës kishte kthyer në Himën të shkollës fjalët e arta të Korifeut "Çdo mallakastriote të bëhet një mësues dhe çdo shtëpi të bëhet një shkollë! Fëmijtë të nisin shkollën!
Burrat luftën! Ju mund të më vrisni mua por kurrë Gjuhën Shqipe"! Dhe e interpretuan në katin e
dytë para Korifeut. Këto fjalë u bënë Himni i shkollës sonë në të ardhmen.
"Lisi i Moçëm "qëndroj gatitu përpara bustit të Korifeut dhe tha me zë të lartë:
"MIRËSEARDHE O Trim! U bë realitet ëndrra e shumëpritur e Martirve, e Fratarakve dhe e
gjithë Mallakastriotve! U desh 1-shekull të realizohej kjo ëndërr "! Nxori nga xhepi një Flamur
Kombëtar ja hodhi mbi supe Korifeut dhe ju drejtua të pranishmëve - "Ky është Flamuri që kemi
patur në klasë kur u hap "Mësonjtorja e parë shqipe" nga ky burrë HAJREDIN RAKIP
FRATARI!
E kam amanet nga e ema, Havakua e cila ma dhuroj kur të paudhët mbyllën
"Shkollën e parë shqipe" dhe nga sot ai do të rri mbi supet e Korifeut"! Dhe nisi i mallëngjyer të
recitoj poezi nga "Lulet e Verës" të Naim Frashërit. Në fund nxori shaminë dhe fshiu lotët. Një
vajzë recitoi poezin "Atdheu" të Naim Frashërit.
Ishte stërmbesa e Korifeut. Busti i Korifeut u mbulua me karafila shumë ngjyrëshe. Hodhi sytë nga të pranishmit dhe ju drejtua Drejtoreshës:- "Moj bijë! "Më rregjëstro dhe mua plakun,"Lisin e Moçëm "nxënës të kësaj shkolles,se unë do të vijë ditë përditë sa të kem frymën të takohem me Legjendën time Korifeu"!-i tha -"Do ju besdisë pak ju si staf të mësuesve dhe të nxënësve se do të vijë të bisedoj dhe të çmallem me "Dëshmorin e Kombit" Hajredin Rakip Fratarin! Me patriotin, me atë që ndezi shkëndi e parë të dijes dhe kulturës në Mallakastër! Pra Fratari mbetet djepi i arsimit në Mallakastër duan s'duan të paudhët!
Pluhuri i harresës u zhduk njëher e përgjithëmon! Dielli nuk mund të mbulohet me shoshë! Kjo
shkollë ka fatin e madh që mban emrin e këtij njeriu të madh"! E këtij patrioti legjendar"!-" Ky
është Hajredin Rakip Fratari lindur në 3 Janar 1980 në fshatin Bejar të Njësisë Administrative
Fratar Bashkia Mallakastër! Mësimet e para i mori në vendlindje nën kujdesin e Imam Veizi Sile
Zeqaj që më vonë bëhej krahu i djathtë në gjithë veprimtarin patriotike të tij.
I ati i tij Rakip Isufi,mbaroj për drejtësi në Stamboll dhe punoi si nënpunës në Administratën Turke në disa Vilajete të Portës së lartë. Ndaj e mori dhe të birin për t'a arsimuar në Turqi në dy fakultete: Juridikun dhe atë ekonomikun! Ku i mbaroj të dyja shkëlqyeshëm. Në Stamboll bashkëpunoi me Rilindasit për në Lëvizjen patriotike për çështjen Kombëtare. U njoh me zonjën Sabreti Muhamet Vilaj (e mbesa e vllezërve Frashëllinjë nga Përmeti) studente edhe ajo në Turqi me të cilën u martua.
I ndikuar nga patriotët si Sami e Naim Frashëri, Sh.Kolonja, I.Qemali etj. Hartoi Platformën dhe siguroj bazën matriale didaktike për çeljen e "Mësonjëtores së parë" në Mallakastër i ndihmuar dhe nga imam Veizi Sile Zeqaj që ishte mësues i parë për atë dhe kishte mbaruar për hoxhë në Turqi. Kishte bashkëbiseduar me mësuesitvqë do të jepnin mësim.
Frymëzuesia dhe inkurajuese për këtë nisëm ishte e shoqa e tij Sabreti Vila (kish mbaruar të njëjtin fakultet dhe të dy zotëronin 5-gjuhë të huaja: turqisht, anglisht, rusisht, greqisht dhe
frëngjisht). U kthye bashkë me atë në vendlindje për të realizuar misionin e tij për hapjen e
"Mësonjtorën e parë shqipe" në Mallakastër.
Dhe arriti t'a hap atë më 24 Prill 1906 në shtëpin e vet në lagjen Zotaj në fshatin Bejar me mësues Ibrhaim Frashërinm Qamil Muhametin të cilët rrinin te shtëpia e Hajredin Fratarit. Të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga Dera e Fisnikve. Unë kam qënë një nga nxënësit e parë të asaj shkolle dhe i mbaj mënd mësuesit e mi të dashur dhe ballokumet që na jepte çdo mëngjez nënë Havakua dhe nënë Xhidaja (dy kunatat).
Të cilat ai i kishte lënë në shërbim të fëmijve si dado. Në atë shkollë vinin nxënës jo vetëm nga Bejari por dhe nga fshatrat e trevësë të Mallakastrës së sipërme. Ishin dhe 5-vajza të cilat ditët e para i mësoi Sabreti(e shoqa). Shkolla u mbyll nga autoritetet Turke në janarin e vitit 1907. Kohë ku në të gjithë vendin kishte shpërthyer "Lëvizja Kombëtare" për shpalljen e pavarsisë. Ai vendoset në krye të çetës së bashku me Ismail Klosin në moton:"Fëmijët të vazhdojnë shkollën! Burrat luftën!"
Në Bejar në atë kohë fuksiononte dhe shkolla turke në një godinë dykatëshe afër mekamit në lagjen Shehaj ku vinin nxënës nga zonat përreth mësimi bëhej turqisht. Në katin e dytë të godinës ishte administrata Turke, ndërsa në katin e parë ishte medreseja (kështu e quanin
shkollën ).
Në vitin 1909 u rihap përsëri shkolla shqipe me nën kujdesin e drejtëpërdrejt të
Sabreti (të shoqes) dhe këmnguljen e Haredinit sipas marrveshjes me Xhon turqve aty ku te
ish shkolla Turke" (mbasi ajo u mbyll).
Mësues ishin po ata dhe Imam Veizi. Këtë shkoll e ka inspektuar Sali Nivica si inspektor i Normales së Elbasanit për Shqipërin e jugut. Shkolla u mbyll në vitin 1913-14-15 për shkak të rebrezaljes dhe luftës së parë botërore, shkolla u rihap në vitin 1916 nën kujdesin e Sabreti Fratarit dhe Sali Nivicës dhe Imam Veizi Sile Zeqaj (mbas vrasjes të Hajredin Fratarit) u betua se do të vazhdonte rrugën që la në mes Hajredin Rakip Fratar. Sabreti futi në shkollë lëndën e anglishte së ku e jepte vet si mësuese. Të pranishmit dëgjonin me vëmendje.
Ai vazhdoi:
-"Në vendlindje ai erdhi me mbiemrin Fratari të cilin e kishte vendosur për dy arsye: E para duke
u nisur nga legjenda e flijimit të Fratit dhe duke përcjell mesazhin për brezat" Kush flijohet për
Atmëmëdheun mbetet i pavdekshëm"! Dhe e dyta duke ndjekur modelin e Rilindsave për të
mbajtur si mbiemër emrin e fshatit apo zonës së tyre si lidhje shpirtërore me vendlindjen.
Ishte pjesmarrës në shpalljen e pavarsisë më 28 nëntor, 1912 dhe një nga 33-firmëtarët në aktin
final të Shpalljes së Pavarsisë. Pjesëmarrës në Qeverin e Ismail Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen
e saj deri sa u vra nga rrebelët në fund të prillit 1915 në Berat së bashku me patriotët e tjerë si
Ismail Klosi, Baki Gjirokastra dhe Muharrem Veleshnja. U shpall "Dëshmor i Kombit" nga nalt
madhëria Mbreti Zog. Nga viti 1944 e deri në vitin 1990 u mbulua nga "pluhuri i harresës" vetëm
vetëm se ishte i ati i nacionalistit dhe patriotit të shquar Mallakastrioti Rauf Hajredin Fratarit i
cili ishte shpallur "Armik i popullit" nga "Zgërbenjtë e Kuq".
Në vitin 1946 kur u ri hap shkolla në Bejar dhe populli i Bejarit kërkoj në instucionet përkatëse që shkolla e Bejarit të merrte emrin "Hajredin Fratari"! Jo vetëm nuk e vendosën emrin,por nuk e trajtuan as me statusin e "Dëshmorit të Kombit" dhe i vendosur shkollës së Bejarit" 9 Dëshmorët" Bejar kur fshati Bejar ka 10 Dëshmor, 9- Dëshmor të luftës dhe Hajredin Rakip Fratari si "Dëshmor i Kombit". Është paradoksale në lapidarin e fshatit Bejar kanë shkruar vetëm emrat e "9-Dëshmorve " nga 10 -Dëshmor që janë ata! Pra nuk u trajtua me Statusin e Dëshmorit për 50 - vite
Nuk u përkujtua asnjëherë gjatë 50- viteve hapja e "Mësonjtores së parë shqipe". U prishën të gjithat relikat edhe librat që i kishte mbyllur e shoqja Sabreti në sundukun e saj që tregonin për hapjen e "Mësonjtores së parë shqipe"! Nuk e trajtuan shtëpin ku u hap "Mësonjëtorja e parë" me statusin e veçant "Monomet Kulture. Mbas vitit 1990 u çua në vend "Nderi i humbur" i këtij Korifeut të "Mësonjëtores së parë" në Mallakastër ku gjimnazi i Fratarit mori emrin "Hajredin Fratari"
"Lisi i Moçëm" hoqi në zemër dhe vazhdoi:
-"Dije duke e ngjitur bustin e Korifeut për në katin e dytë të shkollës se si m 'u kujtua filmi "I
Teti në bronxi "sipas romanit "Komisari Memo" të Dritëro Agollit dhe thash me vete "Një
komisari i bënë një filëm, një Legjend, një patrioti,një "Dëshmor të Kombit" e lanë për 100-vjet në harresë"! - Kjo është çudia shqiptare! Por e vërteta,e drejta vonon por s' harron! Nxori dy libra nga gjiri "Bagëti e Bujqësi dhe Lulet e Verës" të Naim Frashërit dhe ja dha Drejtoreshës së shkollës duke i thënë:-"Janë dy kopjet origjinale që i kam ruajtur me fanatiz të cilat m'i ka dhuruar Mësuesi i parë i shkollës shqipe Ibrahim Frashëri! E parandjenja që do të vinte kjo ditë. Ndaj po ja fal biblotekës së shkollës suaj me emërin e këtij njëriut të madh"!- i zgjati librat Drejtoreshës. Ajo e përlotur e përqafoj dhe e falenderoj "Lisin e Moçëm". Këtu e përfundoj rrëfimin Lisi i Moçëm.
Mua m'u kujtuan vargjet e këngës:
"...Hajredini la Stamboll!
Dhe hapi të parën shkollë!
Gjuha shqipe,gjuha e Nënës!
Është për Ne melhem i zemrës!"

(Hajredin Fratari në 1912)
GJUHA JONË Vëllezër shqipëtarë! Të prekim urtësinë, Të zëm' udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë. Shqipëria ka qënë Edhe po do të jetë, Po sot në ditët tënë Të metë të mos ketë. E ka nderuar zoti Gjithënjë Shqipërinë, Ish fort mirë qëmoti, Do bëhet dhe taninë. Sa ishte trimëria N'atë kohë të vjetrë, Kish emrë Shqipëria, Sa s'kish nonjë vënt tjetrë. Sa burra kordhëtarë Ka nxjerrë Shqipëria Më pastaj e më parë, Q'i shkruan istoria! Ajo ish koh' e zjarrtë Dhe kish mundime tepër, Po sot pëndë dhe kartë Na duhet, nukë tjetër. O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s'është koh'e parë, Tani lipsetë dritë. Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç'është e ç'ka qënë Ngadalëzë ta msojmë. pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie. Shum'e bardhë kjo ditë Për gjithë shqipëtarët, Do na sjellë një dritë, Që s'e kishin të parët. Kjo dritë do na bjerë Të gjitha mirësitë Dhe gjithë do t'i ngrerë Dëmet e marrëzitë. Si lum kush zë të mbjellë, Lum kush vë këtë pemë! Se kjo ka për të pjellë, S'mbulohetë me remë. - Poezi nga Naim Frashëri