Alis nga Shkodra fiton edicionin e pestë të "X factor Albania"

20 Prill 2024, 08:14Kulturë TEMA
Alis nga Shkodra fiton edicionin e pestë të  "X factor

Alis është fituesi i këtij edicioni të “X Factor Albania” që u zhvillua mbrëmjen e së premtes në TV Klan. Në mes tre finalistëve, Jet, Alis dhe Kleansës publiku vendosi me votën e tyre që fituesi të jetë Alis.

Fillimisht nga tre rivalët në garë, u eliminua Kleansa, e cila ishte pjesë e skuadrës së vajzave e udhëhequr nga mentorja Elhaida Dani.

Mbrëmja finale e së premtes dhuroi emocione të pafund dhe një spektakël më vete. Moderatori njohur, Adi Krasta, pjesë e jurisë, kishte rezervuar një surprizë duke u ngjitur vetë në skenë.

Jo për të kënduar dhe performuar, por për një monolog të titulluar “Rregullat e prezantimit që duhet të ketë parasysh një prezantues”.  Në skenë performoi dhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj.

‘X Factor Albania’ konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt karrierës artistike të gjithë 16 konkurrentëve që morën pjesë, duke shërbyer si një akademi për talentet e tyre. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje