Në Bienalen e Venecias përfaqësuese e Shqipërisë do të jetë Iva Lulashi. Dashuria dhe arti do të jetë të pandara në veprat e artistes.
Ajo do të vijë me “Love as a glass of water”, një seri pikturash që do shfaqen në Bienale e 60të të Venecias.
Në këto piktura Iva kap nuancat më të thella të dashurisë dhe instiktit që shpesh kapërthehen bashkë për të dhënë një gjuhë universale.
Dashuria vjen kështu si forca që lidh botën, bën bashkë njerëzit dhe si diçka trupore, e prekshme dhe aspak e largët për të gjithë njerëzit.
Arti bëhet ajo për të cilën njerëzit nuk vuajnë por marrin kënaqësi, piktura dhe piktorja janë vetëm një medium për kapërthim në një ngërç metafizik të të dyjave.
Piktorja Iva na bën të mundur të shohim jo një botë të më të mirë, por një botë ëndërrimtare, por na jep njëkohësisht atë dhe çka është më e mirë tek bota.
Na paraqet epshin si diçka momentale dhe e papërsëritshme, erotizmin si forca kryesore që udhëheq botën. A.K./TemA
Erotizmi eshte forca qe do e coje njerezimin drejt shkaterrimit sepse shkakton rritjen e popullsise globale. Prandaj une mendoj qe te shpikim nje vaksine qe njerezit te mos shtohen kaq shume. Genius.
Edhe kete debilen kishim mangut. Ik beje punet ne shtepi. Kur të bjeri bytha nga te shkundur qilimat e harron dhe erotizmin edhe goden e ujit.