Përgjimet e paligjshme nga tabloidi "The Sun": Hugh Grant merr një shumë të madhe parash për të mos i paditur

18 Prill 2024, 14:55Kulturë TEMA
Përgjimet e paligjshme nga tabloidi "The Sun": Hugh Grant merr

Aktori me famë botërore i “Four Weddings and a Funeral” Hugh Grant ka marrë “një shumë të madhe parash” për të zgjidhur një padi me tabloidin “The Sun” për përgjimin e paligjshëm të telefonit të tij, përgjimin e makinës dhe depërtimin në shtëpinë e tij për ta përgjuar.

Kjo u bë vetë e ditur nga autori pas marrëveshjes që u shpall në gjykatë. Bashkë me princin Harry, Grant kishte paditur gazetat dhe ndërruan “mendim” në gjysmë të rrugës pasi nësë nuk do të kishte bërë marrëveshje do kishte pasur një faturë të madhe ligjore, edhe nëse do të fitonte. Sipas rregullave atij do i duhej të paguante tarifat ligjore për të dyja palët edhe nëse do të fitonte në gjyq.

"Siç ndodh zakonisht me njerëzit krejtësisht të pafajshëm, ata po më ofrojnë një shumë të madhe parash për ta mbajtur këtë çështje jashtë gjykatës," tha Grant në platformën e mediave sociale X.

Shuma e pagesës nuk u bë e ditur por u tha se zgjidhja ishte në interesin financiar të të dyja palëve për të shmangur një gjykim që do kushtonte shumë.

"Edhe nëse çdo akuzë provohet në gjykatë, unë do të isha përsëri përgjegjës për diçka që i afrohet 10 milionë paundëve (12.4 milionë dollarë) në kosto. Kam frikë se po turpërohem në atë kuptim.”

Grant ka pretenduar se NGN, një degë e perandorisë mediatike të Rupert Murdoch shkeli privatësinë e tij nepërmjet një aktiviteti të gjerë të paligjshëm që përfshinte dhe punësimin e hetuesve privatë për të përgjuar postat zanore, telefonave, dhe për të hyrë në informacione konfidenciale ndërmjet vitit 1994 dhe 2016.

Grant tha se ai kurrë nuk kishte arritur ta kuptonte se kush kishte hyrë në apartamentin e tij në katin e katërt në vitin 2011. Dera qe shpërthyer dhe dukej sikur kishte pasur përleshje por asgjë nuk mungonte. Dy ditë më vonë, The Sun kishte një histori që përshkruante me hollësi “shenjat e një grindjeje shtëpiake”.

Grant zbuloi se njerëz që punonin për gazetë kishin hyrë në banesën e tij dhe kishin vendosur paisje gjurmuese në makinën e tij. Më parë Grant ka zgjidhur dhe një çështje kundër News of the World të Murdoch për hakimin e telefonit.

Ai tha se nuk do të largohej në heshtje nga kjo gjë pasi paratë e Murdoch vinin erë. “Kam kaluar pjesën më të mirë të 12 viteve duke luftuar për një shtyp të lirë që nuk shtrembëron të vërtetën, nuk abuzon me anëtarët e zakonshëm të publikut apo nuk mban të zgjedhur (anëtarë të Parlamentit) për të marrë shpërblim në ndjekje të përfitimit personal të baronëve të gazetave dhe pushtetit politik.”  - ishte shprehur ai.

Ndërsa News of the World tashmë ka kërkuar falje për hakerimin e telefonave të personave të famshëm, politikanëve dhe familjeve të ushtarëve të vdekur dhe një nxënëseje të vrarë, The Sun ka zgjidhur çështjet pa pranuar përgjegjësi.

Marrëveshja e Grant për të zgjidhur pretendimet e tij e lë Dukën e Sussex-it dhe 41 të tjerë të planifikuar të shkojnë në gjyq në Gjykatën e Lartë në janar. Nëse janë të vërteta këto akuza do të përbënin keqbërje shumë serioze nga ana e “The Sun”. A.K./TemA

 

 

Lini një Përgjigje