Do të vijë në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor koreografi i famshëm i kërcimit bashkëkohor çek, Jiri Kylian.
Ai është një nga koreografët më të mëdhenj të kërcimit bashkëkohor dhe do të zhvillojë një “masterclass” me trupën e Baletit të TKOB.
Kjo “masterclass” do zhvillohet në data 18 dhe 19 Prill. Në “masterclassin” dyditor mbi repertorin e koreografit Jiri Kylian do të jenë të pranishëm solisti i parë në Teatrin e Lionit, Edi Blloshmi dhe Stefan Zeromski, asistent i koreografit Kylian.
I linidur me 21 Mars 1947 në Pragë të Çekisë Jiri Kylian konsiderohet si një nga koreografët më të mëdhenj të vallëzimit të historisë çeke.
Ai është një ish balerin që i inspiruar nga performancat akrobatike të Circus Busch vendosi të trajnohet për balerin në Shkollën Kombëtare të Balletit që nga mosha 9 vjeçare. Ai numëron rreth 100 shfaqje të vënë në skenë në teatër si balerin dhe koreograf. A.K./TemA
Lini një Përgjigje