Carlos Montalvan ka dhënë një intervistë për Elsa Demo në Artes në RTSH ku ka folur ndër të tjera dhe për problematikën e skenës së re të baletit.
Ai ka thënë që është shumë e fortë dhe ka problematika të përveçme për vajzat me puante
“Është e madhe por shumë e fortë, këtë kanë thënë dhe balerinët, nuk është e rrezikshme për trupin, jo dhe aq sepse balerinët nuk kërcejnë çdo ditë atje, por për të kërcyer është disi problematike.
Duke qenë shumë i ngurtë nuk e ndihmon kërcimin, nuk ndihmon për të moderuar efektin e puanteve të valseve dhe kur kërcejnë aty shumë prej tyre kanë dhimbje të mesit. Ndikon në trupin e balerinëve.”- ka përfunduar ai.
Carlos Montalvan, i ardhur nga Kuba, me një karrierë të gjatë në skenat botërore, është drejtori i ri Artistik i Baletit në TKOB.
Në moshë të re, Carlos Montalvan fitoi çmimin “Artista Nobel” në festivalin “Panorama de las Artes Escenicasì”. Për meritat e tij artistike, ai iu bashkua stafit të shkollës “Vicentina de la Torreì” në Kamagueji. Më pas u diplomua për art koreografik dhe krijoi disa koreografi që u vlerësuan në konkurset ndërkombëtare të Kamaguejit, të Santiago de Kubas dhe fituan medalje ari në Havanë.
Në vitin 2007, Montalvan iu bashkua kompanisë “Balletto del Sud”. Ai ka qenë protagonist në shfaqjet “Traviata”, “Carmina Burana”, “The Firebird”, “Karmen”, “Liqeni i Mjellmave” e të tjera.
Si dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur, si Alicia Alonso, Kylian, Forsythe, David Dawson, Gonzalo Galguera, Fredy Franzutti, Ben van Cauwenbergh e ka interpretuar përkrah Letizia Giuliani, Enada Hoxhës, Linsay Kemp, Luciana Savignano, Carla Fracci. A.K./TemA
Tani po do e shohim baletin me qejf te madh.Nuk kishte shqiptar per drejtor dhe e moret tjetrin nga Kuba?Cfare beni keshtu more koqe kandari po habisni dynjane me keto marrina,tjetri hipen maje hekurave qe te tregoje se ka nje derrase mangut dhe nuk duhet te merren me te,kurse ky palla tjeter medemek per te fuqizuar artin ben drejtor me te zotet merr edhe nga bota a thua se shqiptaret vdesin per baletin dhe prisnin ne rradhe per bileta ne shfaqjen e rradhes.E pastaj na i kane fajin bota qe jemi kaq koqe, komb leshi te vrasin per big bradher.
Kllouni Rama eshte international, balerinet tone duhet te mesojme spanjisht qe te kumunikojne me kete "intelektualin" nga Kuba. Po si nuk doli nje burre ne ate PS qe ti thote kllounit Rama cfare ben.