Fatmir Toci promovon librin "Arbëreshët- Shqiptarët e Italisë", në prezantim figura të njohura

17 Prill 2024, 08:48Kulturë TEMA
Fatmir Toci promovon librin "Arbëreshët- Shqiptarët e

Në Akademinë e Shkencave do të organizohet të mërkurën e 24 Prillit në orën 11:00 në sallën “Aleks Buda” promovimi i librit të ri të Fatmir Tocit.

Libri me titull “Arbëreshët- Shqiptarët e Italisë: vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit” ka tërhequr vëmendje akademike.

Nën moderimin e botueses Irena Toci për librin do të diskutojnë figura të njohura si Prof.Dr Shaban Sinani- akademik, Prof.Dr. Rexhep Qosja- akademik.

Gjithashtu do të marrin pjesë Prof.Dr Matteo Mandala- akademik, Prof.Dr.Rami Memushaj- gjuhëtar, Prof.Dr. Pëllumb Xhufi – akademik, Prof.Dr. Neritan Ceka – akademik dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Romë, Fatmi Toci-autor i librit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje