FOTOT: Çelet ekspozita "E kaluara e tashme" në Burgun e Spaçit

16 Prill 2024, 08:15Kulturë TEMA
FOTOT: Çelet ekspozita "E kaluara e tashme" në Burgun e

Në datë 13 Prill në burgun e Spaçit u çel ekspozita “E kaluara e tashme”. Kjo ekspozitë me portretet e 49 ish të burgosurve politikë që janë ende në jetë bashkë me rrëfimet e tyre prekëse janë tashmë të hapura për publikun  dhe kushdo mund ti shohë.

Trupëzimi i 49 figurave në një skulpturë të vetme kthehet kështu në një monument të kujtesës kolektive, nxitje e mendimit dhe përsiatjes njerëzore.

Kjo nismë erdhi si ide e dy djemve të rinj Kristian Zara (krijues i skulpturave) dhe Arnen Sula (kurator). Ato përmes artit sollën rrëfimet e tmerrshme nga e kaluara komuniste.

Projekti u konceptua dhe realizua nga “Tek Bunkeri”, një qendër sociale që financohet nga Bashkimi Europian si pjesë e programit EU4CULTURE, në partneritet me MEKI. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje