“Mesa duket kam lindur disa shekuj më herët” shkruante militantja feministe Madeleine Pelletier (1874-1939) në ditarin e saj të mbajtur në javët e para të Luftës së Madhe.
Shfaqja e teksteve të saj autobiografike, të edituar në mënyrë të mrekullueshme nga historiania Christine Bard me titullin “Kujtime të një feministeje integrale” i jep të drejtë këtij titulli.
E pakompromentuar, e përbuzur, e tallur gjatë jetës së saj, ajo është bashkëkohësja jonë në disa aspekte.
Ajo që vdiq në një heshtje totale, e mbyllur në një azil psikiatrik sepse ndihmoi të abortonte një vajzë të përdhunuar nga vëllai i saj, u njoh më së fundmi nga opinioni publik dhe u nderua nga presidenti i republikës së Francës Emanuel Macron gjatë fjalimit të tij për 8 Marsin. Pse duhet kaq kohë për të zbuluar dhe lexuar kujtimet e saj? A.K./TemA
Lini një Përgjigje