Në qytetin verior të Shkodrës, përkatësisht në Art House vazhdon programi i KinoKlubit nën drejtimin e Lek Gjeloshit. Sot do të shfaqet “Edward Scissorhands” në orën 18:00.
Para Edward Scissorhands të Tim Burton në mass-kulturën e atyre viteve do kishte qenë e vështirë që çdo “creep”, “weirdo”, “goth”, “punk” apo “emo” të gjente heroin e vet në një film mainstream.
Kjo është një vepër e konceptuar përmes influencash pop, por edhe mitike (nordike sa dhe gotike), prej këtyre regjisori është frymëzuar në shumë raste.
Një shpikës në moshë të vjetër vdes në pikën përfundimtare të veprës së tij më ambicioze: krijimit të një “humanoidi” të sjellshëm e romantik të cilit i mbesin të papërfunduara duart në vend të të cilave ka gërshërë të mprehta e të rrezikshme.
Në role kryesore janë Johnny Depp dhe Winona Ryder, filmi është i vitit 1990. A.K./TemA
Lini një Përgjigje