Teatri i Operas dhe Baletit sjell në Shqipëri konkursin ndërkombëtar "Voci di Mascagni"

11 Prill 2024, 08:27Kulturë TEMA
Teatri i Operas dhe Baletit sjell në Shqipëri konkursin

Për herë të parë në Shqipëri vjen për të gjithë artistët operistikë konkursi ndërkombëtar “Voci di Mascagni”.

Ky konkurs do të vijë me 11 Prill, ditën e sotme në orën 10:00 deri në 13:00 në Teatrin e Operas, Baletit dhe Ansamblit popullor.

“Mascagni Academy”, me një standard të lartë trajnimi, ka si qëllim të përgatisë interpretuesit e rinj, për të marrë pjesë në produksionet operistike për festivalin “Mascagni”.

Trajnimet do të zhvillohen nga artistë të mirënjohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë dirigjentë orkestre dhe këngëtarë.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikime në [email protected]A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje