Aktori i njohur i Holloywood xhirime në Shqipëri: E dua Tiranën, është e ardhmja e Evropës

10 Prill 2024, 11:32Kulturë TEMA

Aktori i njohur i Holloywood xhirime në Shqipëri: E dua Tiranën,

Çdo ditë e më shumë Tirana po kthehet në një destinacion të lakmuar për të gjitha kategoritë. Tundimit për të vizituar kryeqytetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as aktori dhe producenti i njohur amerikan Robert Miano. Aktori i njohur hollivudjan ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh, ku ka marrë pjesë në disa xhirime për një film të ri që po prodhohet me regjizor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka e Marin Hoxha.

Robert Miano e cilëson Tiranën si e ardhmja e Europës, dhe një qytet që duhet të zbulohet më shumë për shkak të njerëzve, ushqimit dhe energjisë së mirë. Miano është mjaft entuziast teksa shprehet se mezi pret të kthehet sërish në Tiranë.

“Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, shprehet Miano.
Ai ka luajtur krah emrave të njohur të kinematografisë amerikane si Al Pacino, Michael Madsen, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro.

3 Komente

  1. P
    Papi

    Të mefshtë që shëtisin nëpër botë duke kërkuar lavdërime.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      E kanë marrë vesh të gjithë që shqipot për furça janë gati t'i mbajnë në krahë tërë jetën furçaxhinjtë. Një mani e turpshme. "Tirana e ardhmja e Europës..." - furçë më fyese edhe për inteligjencën nën mesataren nuk ka, megjithatë pranohet e trumbetohet sikur të jetē zemra e të vërtetës.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diktatura nuk ka brire!

        Edhe deti eshte i bukur kur e sheh nga bregu-thone marinaret! Se ky aktori njeh Tiranen e mjediseve dhe lokaleve luksoze,se nuk i mbarojne parate,por le te provoje te vije per pak kohe ne Yzberisht,qe te shohe nje GETO te vertete ku mijra femijve,te rinjve dhe te moshuarve qe bashkia i trajton si rober lufte, do nderroje mendje menjehere! Se ne kete lagje te re me mbi 100 mije banore bashkia nuk u ka ndertuar asnje cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi e deri tek mungesa e plote e koshave te mbeturinave dhe stacioneve te urbaneve! Bile do kete rastin unik qe te shohe per here te pare se si pushteti vendor i URREN KAQ SHUME QYTETARET E VET, sa t'u grabise hapesirat midis pallateve dhe trotuaret duke ua dhene me qera kafeneve etj! Kemi nje kryebashkiak qe eshte diplomuar ne Michigan,por sundon si PUSHTUES! E pyes kete aktorin hollivudian:A ke pare ndonje fshat (pale qytet) ne SHBA qe te mos kete qofte edhe nje lulishte api te mos kete mbjelle ne rruge peme dekorative sic eshte lene Tirana?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje