"Tinkë, shumë po rrojmë", Margarita Xhepa rrëfen bisedën me Tinka Kurtin gjatë festës për 90 vjetorin: Po deshe ti ik kur të duash

9 Prill 2024, 08:42Kulturë TEMA
"Tinkë, shumë po rrojmë", Margarita Xhepa rrëfen

Aktorja e njohur Margarita Xhepa, gjatë një interviste për Top Channel ka përmendur ndër të tjera dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me kolegen Tinka Kurti.

Gjatë festës së 90 vjetorit, disa ditë më parë, aktorja rrëfeu një pjesë të bisedës mes tyre.

“Jemi shumë të afërta, shumë shoqe, bashkëpunojmë, në festivale, thashë Tinka, unë dhe aktorja e mrekullueshme Tinka Kurti e kemi fillu artin në moshë shumë të re, kemi punuar një jetë të tërë, aty aty jemi ajo, pak më e madhe se sa unë.

I thashë Tinkë shumë po rrojmë, Po tha, ‘po deshe ti Margaritë ik kur të duash, por unë e kam marrë kadalë kadalë’, ndoshta do të trokasë dera do të xhirojmë edhe ndonjë film tjetër”, tha aktorja. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. M
    Mira

    Të jeni mirë të dyja dhe të gëzoni vitet, që ju ka dhënë i madhi Zot!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje