Ditën e djeshme ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue ka vizituar Teatrin e Operas dhe Baletit.
Ajo vizitoi ambientet e Teatrit të Operas bashkë me dy përfaqësues të ambasadës Tang Hao dhe Wei Fang.
Tek ata u prezantua transformimi i TKOBAP nepërmjet shifrave, fakteve dhe performancave artistike, të cilat surprizuan miqtë e ftuar.
Nepërmjet tejçimit të këngëve dhe valleve tona shqiptare përtej kufinjve të Rajonit dhe Europës kthehet vëmendja nga trashëgimia jonë kulturore për njohjen e vlerave dhe promovimin e këtyre të fundit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje