Bashkim Shehu fiton çmimin "At Zef Pllumi"

9 Prill 2024, 07:57Kulturë TEMA
Bashkim Shehu fiton çmimin "At Zef Pllumi"

Në Lezhë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “At Zef Pllumi” për letërsinë që këtë vit përkon dhe me 100 vjetorin e lindjes së tij.

Çmimi i parë në prozë ju dha Bashkim Shehut për romanin e tij “Kryevepra të pakryera” ndërsa çmimi i karrierës në prozë ju dha Thanas Medit për romanin “Çmendina e Athinës”.

Çmimi i nderit në prozë ju dha Namik Dokles për romanin “Dhjetë gramë nder” dhe çmimi i karrierës në Memuaristikë iu dha Pashk Përvathit për librin autobiografik “Rrugëtimi im”.

Romani fitues nga Bashkim Shehu rrëfen historinë e Mentor Kosturit, nga jeta e tij e hershme deri në rritjen e tij në komunizëm. Mentori kishte dashur të bëhej shkrimtar por një numër me fatkeqësi e pengojnë dhe letërsia e tij mbetet një letërsi “e sirtarëve”.

Romani është tërheqës dhe frymëzohet nga stili i Borges me parabola që mund të vendosen kudo në histori dhe mesazhin e tyre të brendshëm që i shërben të gjitha kohëve. A.K./TemA

Lini një Përgjigje