Mikel Temo rrëfehet: Si e krijova bustin e Ferdinand Dedës

8 Prill 2024, 09:14Kulturë TEMA
Mikel Temo rrëfehet: Si e krijova bustin e Ferdinand Dedës

Në përurimin e sallës së re të orkestrës simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar morën pjesë një sërë personazhesh të njohur të botës së artit por jo vetëm.

Disa prej të cilëve u nderuar me çmime mirënjohjeje. Një surprizë në atë ceremoni ishte dhe për muzikantin e madh Ferdinand Deda, emrin e të cilit mban dhe salla tashmë e rinovuar.

Në hyrje të sallës, veç emrit qendron dhe një bust i artistit që u zbulua pikërisht në eventin e përurimit.

Ky bust quhet “Arti është vepër” i Mikel Temos, skulptorit dhe piktorit të njohur që tregon të gjitha hapat e ndjekur për realizimin.

“Ferdinandi kishte karakteristikë krehjen e flokëve dhe ndërtimin kockor të fytyrës, një palë sy pak të thellë në zgavrat e veta të cilat i jepshin një karakter të caktuar por mbi të gjitha energjia e tij si njeri, ajo ishte pjesa më e vështirë për mua për ta kapur.”- tha Temo.

Temo rrëfen se me Ferdinand Dedën njihej personalisht dhe imazhi i krijuar ja ka lehtësuar punën për përsosjen e veprës.

“Kur ishte gjallë, edhe ai ishte një njeri që e donte jetën, ishte një njeri mjaft energjik, kolerik në drejtimin e orkestrës kur dirigjonte.” – ka përfunduar Temo.

Filozofia e televizionit shqiptar ka si synim të vlerësojë dhe të ruajë personazhet që kanë lënë gjurmë në institucion por duke hedhur vështrimin gjithmonë nga e ardhmja e ndritshme që e pret. A.K./TemA

2 Komente

  1. S
    Salkufoma

    Per pak kohe do te thone te besh dhe bustin e Sali kufomes ….nuk dihet ku do jete , ne maj ballkonit ? Apo burgjeve ? Do kesh veshtiresi ta besh ashtu sic duhet … pa ka zgjidhje ….mer nje himbaxhi dhe vere perpara …dhe beji bustin shpetimtarit te Kombit tone qe e ka besuar ne vetvete se eshte pikerisht ai qe solli demokracine , Sali komunisti …

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhin Xhoni

      "Salkufoma"! Po pse mer vlla, pse shkrun kshu? I ke çpuar me kunj hekri te skuqur ne mythe salixhinjte. Prite kur te nrihen si cuba t çartun e te shajn me liber shpie se u ke "qi myth" babn e tyne Sahalen.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje