Bujar Hudhri: Ju rrëfej peripecitë për botimin e veprës së plotë të Kadare

6 Prill 2024, 20:19Kulturë TEMA
Bujar Hudhri: Ju rrëfej peripecitë për botimin e veprës

Botuesi Bujar Hudhri, në intervistën e tij në RTSH ka treguar edhe peripecitë për botimin e veprës së plotë të Kadare.

“Ka qenë një histori shumë e gjatë me thënë të drejtën në lidhje me një botuesi si unë dhe një shkrimtari të madh si ai. Ka peripecitë e veta. Të papriturat. Zhgënjimet, lodhjet, grindjet, mosbesimet, dilemat, është krejt normale.

Në një periudhë prej tridhjetë vjetësh që unë bashkëpunoj me të dhe pyetjes nëse marrëdhëniet me të janë të vështira apo të lehta mund ti jepen më të ndryshme përgjigje si në ç’vit e bën këtë pyetje, në ç’gjendje shpirtërore ndodhet, por ajo që unë dua të theksoj është kur do fillonim veprën e plotë të Kadaresë, do ketë qenë viti 2007, kur unë kisha ribotuar libra të Kadaresë të para ’90, libra të rinj të pas ’90, por ende nuk ishte vendosur për një vepër të plotë, korpusin dhe kush do ta botonte atë.

Ka qenë një lloj dileme, ishte krejt normale që të kishte tentative dhe nga kolegë që të donin, është krejt e natyrshme, një vepër e një gjeniu dhe mbaj mend, kur e kemi vendosur këtë gjë ka qenë para se të nisim kolanën, në njëzet vëllime, atëherë nuk kishte më dilema.” – foli Hudhri. A.K./TemA