Në datën 8 Prill në sheshin Bukuresht, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve do të zhvillohet festivali Tirana Harmoni Fest.
Këto aktivitete do të zhvillohen paralelisht në Tiranë dhe do të kenë një atmosferë të gëzueshme për të gjithë dhe do jenë të çelura deri me datë 9 prill.
Në festival do marrin pjesë grupe muzikore dhe këngëtarë si Gipsy Groove, Romanipe apo artistë të tjerë.
Prezent do jetë piktori Oktavio Kazanxhiu, piktori dhe skulptori Dejvi Koçi, piktorja Genta Beqiri dhe fotografi Xhemali Moku. Ky festival mbështetet nga Bashkia e Tiranës dhe ka partner Qendrën e Artit Agimi. A.K./TemA
Lini një Përgjigje