Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës vjen shfaqja “Fausti” në orën 20:00. Kjo shfaqje pati premierën ditën e djeshme.
Shfaqja autoriale me regji të Fadil Hysaj që fitoi çmimin « Regjisori më i mirë » për 2023 të çmimeve vjetore për teatër, të dhëna nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në shfaqje luajnë: Shkëlzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyqi, Aurita Agushi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Liridona Shehu, Ali Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha, Alban Morina.
Kjo shfaqje është bashkëprodhim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin e Qytetit- Gjilan dhe Teatrin “Bekim Fehmiu” - Prizren.
Shfaqja bazohet në veprën e poetit, shkrimtarit, natyralistit dhe filozofit të madh gjerman Johan Gëte dhe rrëfen historinë e doktor Faustit që megjithëse i përfshirë nga studimet tundohet nga pasione të errëta. A.K./TemA
Lini një Përgjigje