SHKODRA/ Laura Nezha vjen në Teatrin Migjeni me monodramën "Të martën në supermarket"

4 Prill 2024, 08:39Kulturë TEMA
SHKODRA/ Laura Nezha vjen në Teatrin Migjeni me monodramën

Në Teatrin Migjeni të Shkodrës, të premten, me 5 prill, në orën 19:00 do të vijë monodrama “Të martën në supermarket”.

Kjo monodramë vjen me regji nga Kiço Londo dhe është shkruar nga Emmanuel Darley. Në rol kryesor do të jetë Laura Nezha.

Kjo vepër është një monolog i gjatë për një ditë, të martën, i protagonistit. Ai na shpjegon rrjedhën e ditëve të së martës në shoqërinë e babait të tij. Në traditën e “Uliksit” të James Joyce (në shqip nga Idlir Azizi, botime Zenit) apo librave të Virginia Ëoolf kjo lloj drame “del nga binarët” e shkrimeve tradicionale.

Kjo është një dëshmi prekëse që e tërheq shikuesin në këtë marrëdhënie shumë të tensionuar mes Marie-Pierre dhe babait të saj, thjesht i shtangur nga ndryshimi i seksit të fëmijës së tij.

Vështrimi i jashtëm gjithashtu zë një vend të dukshëm në këtë dhomë. Qyteti në të cilin jeton babai i Marie-Pierre nuk është i saj. Njerëzit do ta vështrojnë atë, do ta bëjnë atraksionin e ditës së tyre, duke e takuar në rrugë apo supermarket, pothuajse vendi kryesor i shpalosje së shfaqjes dhe vetmisë absolutet të transit.

Nepërmjet reflektimeve të shumta nënçmuse dhe të pakëndshme të babait të saj, Marie-Pierre e gjen veten gjithnjë e më të pafrymë. Pika e thyerjes, pika që do mbushë kupën, pothuaj po afrohet. Madje Marie-Pierre shqipton një mini-tiradë në të ardhmen, duke i dhënë fund këtij rituali të famshëm të së martës.

“Nuk do të kthehem përsëri të martën, nuk do shkojmë më kurrë në supermarket, mbaroi”. Ky është fundi i Marie-Pierre, i të martave të famshme të kaluara me babanë, është fundi i shfaqjes me të vërtetë. Muzika e shfaqjes do të luhet nga violinçelisti i talentuar Arven Pjetri. A.K./TemA

Lini një Përgjigje