FOTOT/ Elia Zaharia rol në shfaqjen "Para perëndimit" të Teatrit Metropol

3 Prill 2024, 09:15Kulturë TEMA
FOTOT/ Elia Zaharia rol në shfaqjen "Para perëndimit"

Vazhdon dhe shfaqet në Teatrin Metropol « Para perëndimit », një tragjedi familjar e zhvilluar në një shoqëri të paqetë.

Kjo dramë nga nobelisti Gerhart Hauptmann vë nën mikroskop ashtu si do donim të gjithë, vendin e individit në botën bashkëkohore.

A ekziston vullneti i lirë apo zgjedhjet personale tonat janë të kontrolluara ? « Para perëndimit » përqendrohet në dramën e mungesës së lirisë në një botë të rrethuar me të tjerët.

Është pikërisht kjo mungesë lirie me të cilën përballet 70 vjeçari Matthais Clausen. Tre vjet pas vdekjes së gruas së tij ai bie në dashuri me një vajzë më të re Inken. Kjo e çon atë në një vorbull morale.

Me përkthim nga Edvin Cami dhe regji nga Xhunga Çobani në skenë interpretojnë Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Alex Seitaj, Luli Bitri, Alert Çeloaliaj. Shfaqja do të vazhdojë përgjatë muajit prill dhe atij maj. A.K./TemA

Lini një Përgjigje