Edmond Tupe jep mesazhin e veçantë në ditën botërore të fëmijëve me autizëm

2 Prill 2024, 18:17Kulturë TEMA
Edmond Tupe jep mesazhin e veçantë në ditën botërore

Shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Edmond Tupe ka dhënë një mesazh të veçantë në ditën botërore të fëmijëve me autizëm. Edmond Tupe vetë ka një djalë që vuan nga autizmi, Gesin.

I ftuar në podcastin e Mira Kazhanit ai, i pyetur se "çfarë do të thotë të jesh prind?" u gjegj kështu:"po ti kthehem mitologjisë greke, një nga këta perënditë, gjysëmperënditë, quaji si të duash, kishte bërë një pisllëk. Kishte kyçur vdekjen në një dhomë dhe njerëzit nuk vdisnin më, Zoti tha aa, njerëzit janë të vdekshëm, e mori këtë zotërinë, ishte Sizifi, dhe e dënoi.

Një shkëmb, një gur të madh, do ta ngjitësh në majë të malit, dhe kur ta ngecësh aty, ke shpëtuar, ai e shtynte gurin deri afër majës dhe pastaj s'kishte më fuqi, binte, dhe ky muhabet zgjati, nuk e fali.

Një shkrimtar francez ka filozofinë e vet, Albert Camus, duhet imagjinuar Sizifi i lumtur thotë."- ka përfunduar Tupja.

Ka qenë një mesazh dashurie dhe shprese ky nga shkrimtari i njohur (Kur dhimbja premton dashuri; Mos ik o ma; Po shkoj të kap Enisin) dhe përkthyesi akoma më i njohur (Fjalët e Sartrit). A.K./TemA

Lini një Përgjigje