Art Basel në Hong Kong hap krahët për të mirëpritur koleksionistët “New Gen”

2 Prill 2024, 09:43Kulturë TEMA
Art Basel në Hong Kong hap krahët për të mirëpritur

Panairi i madh ndërkombëtar i artit bashkëkohor në Hong Kong që mbërriti në 30 Mars është rikthyer me shifra parapandemike. Qëndrueshmëria e e tregut i atribuohet koleksionistëve të rinj aziatikë, të rinjve, të pasurve dhe entuziastëve.

Të mërkurën e 27 Marsit në hyrje të mesditës, atëherë kur ArtBasel i kishte hapur tashmë portat për disa nga VIPat më të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë të sprovuar për eventet të këtij lloji (lista dhe numri i tyre ruhen kokëfortësisht), rrugicat ishin tashmë të mbushura me një çmenduri heterogjene të pakicës, të impresionuar për të zbuluar atë që 242 galeritë e 40 vendeve kishin për të dhënë këtë vit.

“Buzz” siç  pëlqejnë ti thonë njerëzit e sektorit, ngjasoi i bukur dhe i mirë në kthim, dhe kjo, pa të keqen e zymtësisë ekonomike në Kinë dhe HongKong. Në 2023 shitjet në tregun e artit u shtuan me 9% në Kinë, për një vlerë totale të vlerësuar me 12.2 Miliardë dollarë.

Kina gjithsesi ka vendin e dytë në tregun botëror të artit (19%) pas Shteteve të Bashkuara dhe përpara Mbretërisë së Bashkuar. Dhe kjo bazuar te një studim gjerësor i publikuar nga Art Basel dhe sponsori i saj UBS , sipas këtij studimi është gjenerata e re e koleksionistëve që tregu duhet të joshë.

“Në rastin tim, është ime më që më ka sugjeruar të filloj të koleksionoj (art bashkëkohor). Por është gjithashtu një aktivitet që shumë nga miqtë e mi, artistë pjesa më e madhe e tyre, e kanë marrë kohët e fundit me shumë pasion.”- shprehet Bonnie Chen. Bonnie Chen është aktore dhe top modele kineze e kthyer në regjisore, që po shëtit nga njëra galeri në tjetrën, në rastësinë e çti kapë syri, në orët e para të panairit. “Kjo më duket shumë e natyrshme për ta bërë pjesë të ditës time.”-vazhdon ajo.

Ajo përmend rrjetin shumë aktiv të artistëve, të galeristëve dhe koleksionistëve privatë të gjendur në Pekin dhe Shanghai por gjithashtu në Chengdu, Shenzhen. “Shumë artistë të rinj i shkëmbejnë tablotë mes njëri tjetrit dhe shumë galeri kanë nevojë për grupe artistësh me të cilët të lidhen.”- shton Silvia Sun e galerisë Don nga Shanghai që vetëm sa e përforcon idenë se ekosistemi artistik në Kinë është në mutacion e sipër. Klienti më i ri është 22 vjeç. A.K./TemA

Lini një Përgjigje