Lufta në Ukrainë: përkujtohen autorët e vrarë në luftë

2 Prill 2024, 08:00Kulturë TEMA
Lufta në Ukrainë: përkujtohen autorët e vrarë në

Qendra kombëtare e Librit dhe Leximit do të organizojë një event në nder të autorëve të rënë përgjatë luftës në Ukrainë. Ky event do të vijë në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Tiranë dhe Ministrinë e Kulturës së Ukrainës.

Aktiviteti do të zhvillohet në mjediset e Qendrës së Artit “Agimit” në datë 5 Prill 2024 në orën 11:00.

I pranishëm në këtë aktivitet për të nderuar forcën e fjalës dhe jetës do jetë një nga kronikanët më të mirë të luftës, Ilia Ponomarenko.

Ilia Ponomarenko është një gazetar ukrainas, reporter lufte dhe analist i mbrojtjes që shkruan për “The Kyiv Independent”. Në janar të 2023, duke pasur parasysh rolin e tij të spikatur në raportimin nga konflikti ai u përshkrua si me gjasë si “me gjasë ukrainasi më i njohur pas presidentit Volodymyr Zelensky”.

Ky aktivitet do të shoqërohet dhe nga një dokumentar dhe një ekspozitë me foto të luftës në Ukrainë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje