Botimet "Pika Pa Sipërfaqe" çelin Panairin e Librit të ri, të vjetër dhe të përdorur

1 Prill 2024, 09:39Kulturë TEMA
Botimet "Pika Pa Sipërfaqe" çelin Panairin e Librit

Këtë javë hapet Panairi i Librit të ri, të vjetër dhe të përdorur. Ky panair organizohet nga botimet “Pika Pa Sipërfaqe”.

Panairi do të qëndrojë i hapur nga e enjtja në të shtunën, nga ora 10 e mëngjesit deri në 8 të darkës, në datat nga 4 deri në 6 Prill te rruga “Çerçiz Topulli” mbrapa rrugës së Barrikadave.

Në panair do ketë si zakonisht libra të përdorur në shqip dhe gjuhë të huaj me çmime më të lira sesa herët e tjera.

Do të ketë gjithashtu libra nga katalogu i shtëpisë botuese “Pika pa sipërfaqe” me çmime më të lira sesa zakonisht në treg. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje