Nipi i Dritëro Agollit zbulon letrën e fshehtë që i ka lënë gjyshi

31 Mars 2024, 13:22Kulturë TEMA
Nipi i Dritëro Agollit zbulon letrën e fshehtë që i ka

Nipi i Dritëro Agollit, Emil Agolli ka dhënë një intervistë për Dritare TV ku ndër të tjera ka thënë se gjyshi i ka lënë një letër.

“Letrën (e Dritëroit) e mbaj gjithmonë me vete në portofol edhe sa herë filloj kam dyshime te vetja ime filloj dhe e lexoj”- është shprehur Emili. Më poshtë letra e plotë.

"I dashur Emil! Gjyshi të do shumë dhe besoj që do të bëhesh njeri me vlera të çuditshme. Të jap një këshillë: “Mos dëgjo budallenjtë!”

Budalla mund të jem edhe unë, as mua mos më dëgjo. Dëgjo vetëm shkollën, talentin. Edhe shkollën kundërshtoje nëse gabon. Mos ki frikë nga asgjë, si gjyshi që nuk ka frikë as nga ty, as nga Drisarta as nga Majlinda, e as nga Artani. Të puth gjyshi!” A.K./TemA

Lini një Përgjigje