Maria Sardaryan shpallet fituese e Festivalit Operistik "Marie Kraja"

30 Mars 2024, 18:09Kulturë TEMA
Maria Sardaryan shpallet fituese e Festivalit Operistik "Marie Kraja"

Në Teatrin e Operas dhe Baletit është mbajtur festivali operistik “Marie Kraja”. Në prezantim nga Blendi Salaj dhe me në juri Vikena Kamenicën ky festival për tre netë ka elektrizuar skenën kulturore shqiptare.

Natën e mbrëmshme është shpallur fituese Maria Sardaryan nga Armenia pasi interpretoi në sallë në mënyrë të shkëlqyer Mbretëreshën e Natës nga “Flauti magjik” i Mozartit.

Ajo mori kështu dhe vlerësimin e jurisë ndërkombëtare me 16 anëtarë. Çmimi i dytë i shkoi sopranos shqiptare Juana Shterpi.

Çmimi i tretë i shkoi baritonit nga Koreja e Jugut Seungwoo Sun. Sopranoja italiane Clarisa Constanzzo ka marrë çmimin e këngës, vlerësim që është bërë nga juria e festivalit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje