Kolana e përkthimeve të Prokop Gjergos (3 korrik 1917-26 shkurt 1997) i është dhuruar arkivit të Teatrit “Aleksandër Moisiu” nga Aurel Kaçini, themelues i disa sipërmarrjeve të suksesshme në Durrës dhe një prej kampionëve të kulturës durrsake me kontribut të madh në zbardhjen e historisë së qytetit dhe promovimin e kulturës dhe artit.
Prokop Gjergjo ishte prej qytetarëve të shquar të Durrësit. Me një profesion larg artit e kulturës si financier ai gjithsesi iu përkushtua përkthimit.
Shtëpia Botuese « Jozef » ka botuar të plota veprat e përkthyera prej tij që nga Molieri, Rasini, Korneji dhe Bomarshe.
Tragjeditë, Komeditë, romanet e poezitë e përkthyera prej tij kapin shifrën marramendëse prej 75.128 vargjesh. Prokop Gjergo ka sjellë nga frëngjishtja në shqip 49 vepra dramatike, ndër të cilat dhe komedinë heroike « Sirano de Bërzherak » të Edmond Rostand. A.K./TemA
Lini një Përgjigje