Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, Ja ku ndodhet

28 Mars 2024, 18:58Kulturë TEMA

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, Ja

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, këngëtarit të grupit të famshëm ‘West Side Family’. Sheshi që do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë ndodhet pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet.

“Kemi marrë një propozim nga Njësia Administrative 5, për të emërtuar një shesh tek rruga “Sulejman Delvina”, zona e Tiranës së Re, ngjitur me stadiumin “Dinamo”, me emrin e Dr. Florit. Aty kemi edhe një kënd lojrash. Dr. Flori ka lindur në qytetin e Beratit dhe në jetën e tij të shkurtër, ka pasur një kontribut shumë të madh, sidomos në muzikë, në sferën artistike të qytetit, me grupin e tij të famshëm West Side Family dhe disa bashkëpunime të tjera me Aurela Gaçen, Ermal Mamaqin etj. Kënga e tij “Tirona” ka qenë një himn i atyre viteve. Propozimi i Njësisë 5 ka kaluar të gjithaë filtrat e propozimeve dhe të komisionit me figura të nderuara, me studiues të historisë, dhe sheshi tashmë është përcaktuar. Me miratimin e vendimit do të bëhet edhe vendosja e pllakës përkujtimore për Dr. Florin, si një mirënjohje për jetën e tij shumë të shkurtër, por me marsh të pestë, për të prodhuar dhe pasur një krijimtari të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

5 Komente

  1. N
    Nari

    Zoti kryetar i bashkise se Tiranes ! Vendosi fillimisht nje shkolle dhe nje rruge dinjitoze emrin e te madhit e te pa harueshmit Kadri Roshi,pastaj meru me kengetare qe kane kenduar 15-20 kenge ne jeten e tyre dhe shumica e banoreve te Tiranes as nuk i njeh fare ! Ne nje shkrim te bere nga i biri i Kadri Roshit,lidhur me haresen per 100 vjetorin e lindjes se tij,thoshte se emrin e tij ne Tirane e mban vetem nje rrugice periferike,mbrapa spitalit nr.5 ( spitali psikiatrik ).Nuk meriton ky artist i madh te nderohet duke i vene emrin nje shkolle ne Tirane nga ato dhjetra e dhjetra shkolla,ne te cilat nuk mungojne emra politikanesh,gazetaresh etj etj.Pa folur edhe per artiste te popullit te tjere si Naim Frasheri,Sander Prosi,Sulejman Pitarka

    1. d
      demokrati

      Ne Tirane nuk ka nje shesh me Anthony Athanas qe ka shkire jete e pasuri per Shqiperi e Komb, nuk ka nje shesh me emrin e Aristidh Kolia, nuk ka nje me emrin e Francesko Krispi.Per cfare do te kujtohet nga brezat e shqiptareve ky person?Shoqeria e tij le te mblidhet dhe ta kujtoj, Shqiptaret kane martir dhe Pape, ky i pakujtese gjen shesh e ben pershesh.Apo edhe ky eshte pjese e bandes se intelektualeve qe e ka zet historine dhe martiret e Shqiperise.Ndaleni kete injorance.

      1. D
        D

        Dr Florit i ndrite shpirti atje ku eshte.Por i duhet terhequr nje verejtje e forte prej kohesh,ketij lloji keshilli bashkiak,qe i mbushi ambientet e qytetit te Tiranes me lloj lloj emrash,sikur kryeqyteti mbas kesaj ne jete te jeteve,nuk do te kete figura me te shquara se keta qe kane okupuar deri tani ate.Psh kengetarit tone teper te vecante Aleksander Gjoka,ku mendoni larg qofte ta perjetesoni? E keshtu me rradhe. Dhe se dyti qe eshte dhe me e rendesishme,merrni shembull nga bota perendimore,qe shume rralle vendos emra njerzish,,por vec emra qe i merre nga natyra,apo bota e zogjve,kafsheve,veglave muzikore,me nje fjale emra te perjetshem.Lali Eri si i kenduar dhe i bredhur qe je duhet ta ndryshosh,kete praktike

        1. S
          Sokoli

          Ky marmaraku i ashtuquajturi kryetar i bashkise se Tiranes ( mbasi populli i Tiranes nuk e ka votuar as ne masen 40%) nuk e ka hallin tek ky kengetari qe nuk e njeh askush ( te na falin familjaret se nuk duam ta ofendojme) por hallin e ka se si do te dali ne gazete mbasi e di qe shumica e Tiranasve presin kur do te perfundoj ne burg per njemije e nje te zezat qe i ka bere Tiranes bashke me banden e ndertuesve dhe me kryesorja betonizimi i saj, dendesimi artificial i popullsise ne disa zone duke perkeqesuar kushtet e jeteses se mijra banoreve qe gjendeshin e gjenden prane getove qe ka ngritur ky nga pallati me shigjeta e deri tek 21 ( njezet e nje dhjetori), nga zhdukja e hapsirave te gjelbra etje e tjera. Ka shume emra te shqiptareve te medhenj qe kane dhene kontribute per kombin e jo vetem per Shqiperine, jane me dhjetra albanolog gjerman qe kane bere e bejne avokatin e Shqierise e te gjuhes se saj neper bote, duke e ngritur krenarine e popullit tone ne ate nivel qe nuk e ka asnje popull tjeter ne bote ( po ku di gje ky, ky di vetem te vjedh e te na vjedhe dhe neve duke na shitur sahatet e ujit dhe te energjise kur na i prishin po vet specialistet e ketyre dy sherbimeve). Kur do te emrohet nje shesh apo nje shkolle me emrin e mbeses se Ismahil Qemalit - Nermin Vlora Fallaski, e cila me kurajo i trgoi Evropes dhe botes se ne se do te lexoj e te kuptoj historin e vjeter e te vertet te evropjaneve dhe te kombeve mesdhetare duhet ti referohet gjuhes shqipe ne formen e dialekteve iliro-pellazge. Kur do te kete nje shesh ose nje shkolle me emrin e Papa Kelmendi Albani organizatori dhe sponsorisuesi i Kuvendit te Arbrit, qe mbajti gjalle frymen kombetare ne periudhen e erret nga vdekja e Skenderbeut e deri ne shpalljen e Pavaresie se vendit. Kur do te kete nje shesh ose shkolle me emrin e Justinianit te Madh, perandorit romak me origjine ilire qe perzuri hordhit sllave nga territoret ilire e duke i cuar ato pertej Danubit, ndryshe sot nuk do te ekzistonin emrat Shqiperi e Shqiptar. A u vendos ky emer qe propozohet te perjetesohet ne ballance me shume emra te artit e te kultures shqiptare. Sigurisht qe jo. Shumica e shqiptareve ate nuk e njohin, prandaj ai vendim te anullohet dhe te ngrihet nje komision i perkohshem per ti propozuar keshillit bashkiak, por edhe qeverise sepse Tirana eshte kryeqyteti i shqiptareve, nje liste emrash qe duhet te nderohen e te perjetesohen edhe ne perspektiv , nga tw gjitha fushat dhe trojet shqiptare. Boll me shfaqje teatrale qeshaarake.

          1. B
            Beni

            Një pyetje Zoti kryetar: kur t,I Beni jetëshkrimin, do të thoni arsyen pse i nda nga jeta? Apo droga është trendi i kohës dhe nuk i bën përshtypje ju. Ai bënte këngë të mira me tekste goditëse, por c'do të thotë kjo?! Late nam. Jo po veri emrin e komshijes se pastronte mirë shkallët. Turp!!!! Mblidhe mendjen se të kanë ikur pëllumbat fare.

            Lini një Përgjigje