FOTOT/ Nis sot edicioni i 20 i festivalit operistik "Marie Kraja"

28 Mars 2024, 08:04Kulturë TEMA
FOTOT/ Nis sot edicioni i 20 i festivalit operistik "Marie Kraja"

Nisi dhe zyrtarisht Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”. Nata e parë është me 28 Mars dhe ai do të vazhdojë dhe ditën tjetër, me 29 Mars.

Gjashtëmbëdhjetë konkurrentët do të interpretojnë muzikën e tyre përballë një jurie profesioniste ndërkombëtare që përbëhet nga emra të njohur.

Juria përbëhet nga Cecilia Gasdia, Zana Çela, Alessandro Ariosi, Kristoph Seuferle, Tobias Hasan, Karen Stone, Ervis Gega, Julia Lagahuzere, John Allison, Vikena Kamenica.

Këngëtarët do të konkurrojnë në dy disiplina, ajo e aries dhe ajo e këngës. Natën e parë do të realizojnë duete me njëri tjetrin ndërsa natën e dytë me disa emra të njohur të muzikës së lehtë shqiptare si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola apo Enxhi Nasufi.

Në moderim do të jetë sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani e shoqëruar në prezantim nga Blendi Salaj. Festivali do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje