Princi i Vogël i Saint-Exupery-së do të ketë premierën e tij të veçantë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në data 30-31 Mars në orën 10 e 30.
Shfaqja për fëmijë vjen me regji të Rafael Hoxhaj dhe përshtatur për skenën nga Bujar Hoxhaj. Aktorë kryesorë janë Denada Llanaj, Matia Llupa, Eva Gjikaj, Bujar Hoxhaj. Skena nga Beqo Nanaj dhe kostumet nga Sofi Kara.
Princi i vogël nuk mjaftohet nga planeti i tij me tre vullkane, dy të shuar dhe njëri akoma aktiv dhe me një lule tekanjoze. Ai niset në një udhëtim të gjatë dhe dëshira e tij është të bëjë miq të rinj, të vizitojë sa më shumë planete e të mësojë gjëra të reja.
Aty ai do të njohë shumë njerëz, si një mbret, dy pijanecë dhelpër e të tjera. Nga secila prej këtyre aventurave ai mëson diçka të re. Ai njihet me parime si miqësia, dinakëria, e keqja. Në fund kthehet në shtëpi për të kuptuar se shtëpia është gjithmonë mjaftueshëm. A.K./TemA
Lini një Përgjigje