
I tërhequr nga jeta aktive publike, pikërisht kur ka mbushur 80 vjeç, një nga emrat më të njohur të ligjit në Shqipëri, ka dalë me dy botime të reja, por mjaft të “rënda”.
Natyrisht jo të rënda si peshë, por si fuqi potenciale të materialit teorik e shkencor, në një kohë kur debati juridik në Shqipëri, ashtu si edhe në gjuhësi, është në duart e avokatëve që dikur kanë qenë ose hidraulikë, ose hekurkthyes.
Bëhet fjalë për Fehmi Abdiun, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, jurist nga një jetë, që pas pensionit vijoi si profesor i së drejtës në katedra universitare. E kur e la katedrën i hyri kërkimit shkencor të rrugës së re të së drejtës në Shqipëri, që në 2016 ndryshoi jo vetëm grupin e prokurorëve e gjyqtarëve, por komplet systemin juridik.
Aktualisht prokuroria nuk është më një institucion piramidal, ku të gjithë varen nga Kryeprokurori, edhe për të hapur e mbyllur dosje. Çdo prokuror mund të nisë hetime pa i marrë dorën eprorit apo organit që e ka emëruar. Kjo periudhë, megjithatë ka sjellë një përvojë të re në praktikën gjyqësore, ku në shumë raste kemi pasur gjykim apo vendim incidental. Ndërkaq, po këto vite, ku patën përplasjen titanike mes Ilir Metës President e Parlamentit apo qeverisë, u duk se u rrëzua e gjithë praktika kushtetuese aktuale e shtetit shqiptar, pra pas rrëzimit të komunizmit, në të cilën është parashikuar dhe zgjidhur çdo gjë me detaje. Ndaj Fehmi Abdiu, që gradat shkencore profesor e doktor i ka marrë atëherë kur merreshin tamam, sot ka sjellë një libër për t’i treguar politikës, institucioneve, medias, botës universitare por edhe panelistëve që bëjnë profesor doktorin përnate se kush është Korniza Kushtetuese e Shqipërisë.
E më mirë se Fehmi Abdiu nuk e bën kush. Një nga autorët e kornizës

kushtetuese në vitin 1991, një nga autorët e Kushtetutës aktuale, kryetar i komisionit të ligjeve në Parlament e më pas Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ku ka firmosur së paku dy vendime të forta që kanë rrëzuar mazhorancën, edhe pse ishte ajo që i përkiste.
Fehmi Abdiu ka rrëzuar dy vendime të Parlamentit për shkarkimin e dy kryeprokurorëve të Republikës: Arben Rakipi dhe Theodhori Sollaku. Shto këtu edhe vendimin si anëtar i aktit historic të rrëzimit të Marrëveshjes së Detit me Greqinë.
Sot Fehmi Abdiu, edhe pse 80 vjeç bën një jetë aktive ku e kalon ditën në mes juristësh e dibranësh nga është origjina e tij, por më pas i futet shkrimit të materialeve për t’i lënë si trashëgimi të studimit të tij në jurisprudencë. Siç janë edhe dy librat e fundit: “Gjykimi incidental në sistemin juridik shqiptar” dhe “Kontribute Kushtetuese”. Dy libra që gjasat janë të sjellin një debat mes atyre që janë realisht profesionistë, por edhe në aulat universitare, ku mbizotëron sofizmi e mungon komenti dhe intepretimi real dhe i balancuar i ligjeve.
Y. Pata
TemA
80 vjeç, ka pjerdhur nga trutë. Çuni i tij, ju përjashtua nga vetingu si gjyqtar i korruptuar dhe i pa aftë. Fehmi megallomani.
Oh Zot sikur lexova Zerin e Popullit. Shkrim patetik delirant. Permbahu Ylli. Emrinqe mban duhet menaxhuar.