Në Galerinë e Arti Tiranë në Rrugën e Kavajës ashtu siç dhe u lajmërua është çelur ekspozita e Roland Tashos, fotografit dhe piktorit.
Ekspozita titullohet « Lana-Tirana para – pas Albania », një titull ky shumë i pazakontë që shpreh dhe më së miri prizmin autorial të Rolandit.
Roland Tasho ka punuar për një periudhë kohe si fotoreporter dhe në ndërmarrje dhe sipas tij këto aventura e kanë bërë më të ndjeshëm ndaj shpirtit të qytetit.
Ekspozita është një qëmtim i vazhdueshëm arkivor për të shkuarën e Tiranës, Pazarit të ri, Lanës, Piramidës dhe në përgjithësi të gjitha pikave të rëndësishme të qytetit që kanë shenjuar kujtesën kolektive. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 7 Prill. A.K./TemA
Gjithe ai film "beni ecen vet",dhe Ben blushi nuk eci kurre vete,o nepermjet te Atit,"pa diskutim emer i madh"o permes Kryetarit, por si duken batthet,njeri i vockel........