U prezantua në Leipzig romani i Stefan Çapalikut "Tirana, një ëndërr e shkurtër"

23 Mars 2024, 10:07Kulturë TEMA
U prezantua në Leipzig romani i Stefan Çapalikut "Tirana,

Libri “Tirana, një ëndërr e shkurtër”, roman i Stefan Çapalikut është paraqitur në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig.

Veprimtaria u zhvillua ditën e djeshme në një prej auditoreve të promovimit të librit sipas programit brenda mjediseve të panairit. Të pranishëm ishin studiues, përkthyes e lexues të librit në gjermanisht, gjithashtu miq të autorit.

Romani është përkthyer në kuadër të programit të njohur “Traduki” me përkthyese të njohurën Zuzana Finger nga enti botues “Transit Verlag”.

Përurimi u moderua nga znj.Shqipe Sulejmani. Autori Stefan Çapaliku iu përgjigj interesimeve të të pranishmëve për çështje të lidhura me këtë vepër, për përkthimin dhe cilësinë e tij.

Ai gjithashtu ju përgjigj pyetjeve në lidhje me krijimtarinë e tij si romancier e dramaturg prej dekadash, me rëndësinë e përkthimeve në gjuhë fqinje dhe në gjuhët e mëdha për të njohur shpirtin e një populli dhe për të formuar empati të qëndrueshme për tjetrin.

Stefan Çapaliku është një nga autorët më të përkthyer shqiptarë. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. e
    eee

    nga eshte stefani ,,,?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje