Dokumentari “Trup për turp” është shfaqur dje në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në qytetin bregdetar të Durrësit në praninë e vajzave dhe grave.
Në këtë takim ku dhe më pas u fol për filmin ishin të pranishëm studentë por jo vetëm, gjithashtu studiues, qytetarë të rastëishëm të interesuar apo tjetërlloj.
Dokumentari “Trup për turp” nga Elton Baxhaku është pikësëpari një dokumentar feminist dhe më pas një dokumentar që ka dhe vlera artistike. Ai qëmton në mënyrë të hollë luftën e grave për pavarësi dhe më shumë të drejta në shqipëri.
Dokumentari që është një bashkëprodhim i Rrjetit të Gazetarisë Investigative në Shqipëri dhe Barraka productions përbëhet nga rrëfime autentike të grave të dhunuara, pra grave që e kanë pësuar në shpinë të tyre dhunën dhe janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo.
Megjithëse synimi edukativ nuk është synimi primar i dokumentarit, ai e kryen dhe këtë funksion përveç atij informues. A.K./TemA
Lini një Përgjigje