Kryeministri Rama i bashkohet ngushëllimeve për Jorgo Papingjin

21 Mars 2024, 20:27Kulturë TEMA
Kryeministri Rama i bashkohet ngushëllimeve për Jorgo Papingjin

"Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe". 

Ky ka qenë mesazhi i ngushëllimit në rrjetin social facebook i kryeministrit të vendit Edi Rama për humbjen e rëndë që pësoi arti shqiptar të enjten ku tekstshkruesi dhe poeti Jorgo Papingji u nda nga jeta në mënyrë të papritur.

Jorgo Papingji përveçse një dashurues i muzikës së lehtë dhe fjalës së bukur ishte një person sharmant dhe plot stil. Këngët e shkruara nga ai kanë qenë shumë por ndër më të bukurat do të mbeten ato të viteve 1980-1990 por edhe ato të vonshmet.

Përmendim këtu hitin e kënduar nga Luan Zhegu “Kur jemi bashkë të dy”. Ngushëllimeve i janë bashkuar dhe ministri për kulturën Gonxhja i cili ka thënë “kujtimi i tij do jetë frymëzim për brezat në vazhdim” dhe se arti shqiptar është zyrtarisht në zi dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që është shprehur se është "I trishtuar për largimin nga jeta të poetit dhe autorit të dhjetëra këngëve të njohura, Jorgo Papingji! Kontributi yt i jashtëzakonshëm është një trashëgimi e vyer e artit Shqiptar. U prehsh në paqe!". A.K./TemA

2 Komente

  1. E
    Elda

    Hipokriti Rama, që sa ishte gjallë nuk i caktoi pension të posaçëm mjeshtrit, përkundër lutjeve të tij.

    Përgjigjjuni
    1. k
      ka ikur dhe nje pjese e jona

      Trishtimi behet dhe me i ndjere,kur largohen zerat. bashkuar me muziken,ku njerzit e thjeshte. thelle kane ndjere dashurite e tyre personale tek to.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje