Deputetja e partisë socialiste Mimi Kodheli ka propozuar që deputetët e kuvendit të mbajnë një minutë heshtje në nderim të mjeshtrit Jorgo Papingji i cili u nda nga jeta sot.
Jorgjo Papingji, poet, ishte 82 vjeç dhe pikërisht sot në ditën botërore të poezisë ndërroi jetë. Të shumta kanë qenë homazhet për të, ndër to dhe në parlament.
Deputetja socialiste jashtë protokollit përmendi se shumë gjenerata janë rritur me muzikën e tekstet e Jorgo Papingjit. Në festivale por jo vetëm muzika e tij ka qenë konkurruese dhe tepër e mirë e cilësore. Ai mban dhe titullin "Mjeshtër i madh".
“Në nderim të veprës së tij të mbajmë një minutë heshtje”, tha Mimi Kodheli. A.K/TemA
Jorgo do mbetesh ne zemrat tona. U prehsh ne paqe. Ngushellime familjes,te afermve,miqve dhe shokeve. Zoti qofte me ju.
Jorgo Papingji...u prefsh ne paqen e amshume. Ne do themi pese fjale te mira per ty....per ty qe ke thene miliona te tilla per popullin tend! Te ndrit shpirti!