Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vijon audicionin për Korin e zërave të Bardhë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku fëmijët do të trajtohen profesionalisht nga artistët e teatrit pa pagesë.
Kori i Zërave të Bardhë, i themeluar në shtator të 2022-shit, përgjatë një viti është bërë pjesë e shumë produksioneve të TKOB-së, në të tilla si: operetën “Karnavalet”, veprën simfonike vokale “Carmina Burana”, “Oratorio de Noel”, “Muzika- Dashuri e përjetshme”, celebrimi i “Retro Christmas”, etj.
Nga ku janë pikasur talente të reja duke i promovuar në skenën prestigjioze të TKOB-së, siç ishte dhe 10-vjeçarja Aislin Shyti, e cila debutoi në oratorion “Elias” të F. Mendelssohn.
Të dhënat e fëmijës duhet të dërgohen në emailin zyrtar: [email protected] (emër, mbiemër, mosha, shkolla dhe numri i kontaktit). A.K./TemA
Lini një Përgjigje