Sot, me datë 20 Mars Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi në kuadër të ciklit “Kinemaja frankofone” në orën 19:00 do të shfaqë filmin “Nuk më plas fare” nga regjisori Emmanuel Marre dhe regjisorja dhe skenaristja Julie Lecoustre.
Filmi është një prodhim i vitit 2022 dhe ka një kohëzgjatje prej 110 minutash. Ky prodhim francez hyn në zhanrin e komedisë dramatike dhe do të shfaqet sigurisht në frëngjisht por me titrat në gjuhën shqipe. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Institutit Francez. Eventi organizohet për « Pranverën e frankofonisë 2024 ». A.K./TemA
Lini një Përgjigje