Vënia në skenë e “Kamares së turpit” në Kosovë ka shitur të gjitha biletat. Ky dramatizim i pjesës nga Ismail Kadare prej Doruntina Bashës ka pasur sukses të menjëhershëm në veri mesa duket. Regjisor i pjesës është Kushtrim Koliqi dhe në rolet kryesore janë Adrian Morina dhe Gresa Pallaska.
Pjesa rrëfen historinë e perandorisë osmane në rënie, periudhën kur ajo fillon e quhet “I sëmuri i bosforit” dhe luftën e saj për të mbajtur të bashkuara territoret. Pashai rebel Ali Pashë Tepelena është shënjestra e radhës e sulltanit. Ali Pashai, i ngujuar në kalanë e vet shpreson se thirrjes së tij për rebelim të përgjithshëm do ti përgjigjen pozitivisht anëkënd trojeve. A.K./TemA
Lini një Përgjigje