Zbardhet sot nga Autoriteti i Dosjeve dosja e Drita Çomos

19 Mars 2024, 07:53Kulturë TEMA
Zbardhet sot nga Autoriteti i Dosjeve dosja e Drita Çomos

Autoriteti i Dosjeve organizon klubin e librit “Mësojmë nga e kaluara” ditën e martë, datë 19 Mars në orën 13:00. Aktiviteti do të mbahet në hollin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Këtë rradhë e ka rradhën libri “Dritë që vjen nga humnera” nga Drita Çomo.

Libri "Dritë që vjen nga humnera’’ i Drita Çomos është një përzgjedhje e ditarit të Drita Çomos dhe poezive të saj në një libër të plotë, me parathënie të shkrimtarit Ismail Kadare. Ditari i saj është një kronikë e sëmundjes në kushtet e internimit të familjes së saj në Cërrik. Drita është e bija e dy ish-funksionarëve të pushtetit komunist dhe fati i saj pashmangshëm është fati i gjithë fëmijëve të përndjekur për shkak të luftës politike që iu bë prindërve të tyre në periudhën e diktaturës komuniste

Bashkë me diskutimin për librin do të zbardhet për herë të parë dhe dosja e ish-Sigurimit të Shtetit për Drita Çomon. Gjithashtu do ketë momente nga zbardhja e dosjes së Liri Belishovës. Të ftuar janë familja e Drita Çomos dhe Raimonda Bulku, mikeshë e Drita Çomos. A.K./TemA

12 Komente

  1. N
    Najada

    Per fat te mire , Cerriku I nje mije e nje halleve , prej vitesh ka nje Shkolle 9 vjecare me emrin Drita Como. Ideja per emrin Drita Como u dha nga poeti xha Tani , ndersa Kryebashkiaku I kohes , Server Duzha e vuri ne jete. Respekte.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Rajmonda. Bulku ishte e persekutuar nga MANALLI.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkërdheni

      Tik tak, tik tak, koha jote përfundoi?! Se njoh dhe se di çfarë ka bërë Drita Çomo, bile edhe respekt për vuajtjet, por ka zgjedhur shoqërinë e gabuar. Një fjalë e urtë popullore thotë, më thuaj me cilin rri të të them se kush je ti.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Nese rrethanat e kohes per te cilen flasim do te ishin te ndryshme, Drita Como do te ishte nje yll i artit shqiptar. Une nuk e kam njohur personalisht Driten ne ato vite kur kam jetuar ne Elbasan, por kam degjuar per te nga ata qe e njihnin dhe e vleresonin per thjeshtesine, inteligjencen dhe talentin e saj, packa se ne ate kohe gjerat thuheshin me ze te ulet, pasi keta "demokratet" e sotem, dikur pergjonin dhe raportonin per cdo gje tek Sigurimi i Shtetit, qe ne fakt duhet te quhej "sigurimi i diktatures". Kam njohur shume femije te familjeve te ashtuquajtura te "deklasuara", te cilet ishin te talentuar dhe me shkalle te larte zgjuarsie. Te gjithe perfunduan ne pune te rendomta, pasi arsimi i larte ishte i rezervuar per te tjeret pa cene ne biografi, ndersa karrieren e benin ata qe bashkepunonin me regjimin, njesoj si "lideri historik" non-grata qe mban konferenca ditore nga dritarja e apartamentit te tij lluksoz, qe e bleu me parate e shqiptareve. Drita Como ishte nje viktime e pafajshme, nje vajze e brishte qe vdiq e perbuzur nga regjimi, por e vleresuar nga ato qe e njihnin. Institucionet perkatese bejne shume mire qe te pakten te promovojne vepren e ketyre femijeve fatkeq.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dritani

        Po Rajmonda Bulku, ku e gjeti mikeshe Drita Comon, kan qene ne nje klase ne fillore apo ne shtat vjecare. Se sikur sme korespondon mosha me njera tjetren, qofsha i gabuar. Respekte pa fund per kete vajze Drita Como, drite i pafte shpirti.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DEVOLLIU NGA HOÇISHTI.

          Mirë,po kjo(D.Ç) çfarë ka bërë për arsimin qoftë dhe në Cërik?Ju lutem shumë ma thoni ta dimë.Popull ta dini se po gabojmë sërisht me 'rrivlerësimet,identik si në kohën e ENVERIT.Po Liria e Maqua akanë zhvilluar luftë klasash?Të gjithë e molën lopën e popullit dhe kur ata u dënuan na u zgjuan dhe na panë gabimet dhe me dy llafe si: nërëfim te prifti e falja në xhami nqs nuk gaboj të premteve pas dite u lanë nga mëkatet.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aida koza Zaimi

            Drita Como dhe Rajmonda Bulku kane qene shoqe shkolle dhe kane shkuar shume ne gjimnazin Tomorr Sinani ne cerrik I kam pasur nxenese

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje ish ushtar

              Ne 1978 isha ushtar ne spital te burgut dhe mbaj mend mir kur vjen ne takim per te takuar te emen liri belishoven Na thot oficeri rojes qe kjo vajz e bukur ishte e armikes se partis Ishte nje vajz shum e bukur per kohen qe po flas Jo si gocat e popullit qe iu ishte djeg lekura ne djellin e fushes Kjo ishte gjeja me e qelbur e asaj kohe Qe per fajin e nji personi te familjes vuante gjith fisi

              Përgjigjjuni
              1. t
                tirana e re

                na plasi trapi......ato ne kohen e Enverit hengren sa ju deshi trapi.Tani na dolen kunder Te gjithe nje mut jane

                Përgjigjjuni
              2. H
                Humoristi

                Cfare vlere ka ky lajme sot!?

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TURI EMIGR

                  TJETER KUSH KA QENE SHOQE E E NGUSHTE E D. C. KA QENE NJE VAJZE ELBASANI , DHE AJO E PERSEKUTUAR . DRITA KA QENE ME DAMKEN E ARM.TE POPULLIT PAK SHOQERI KISHTE SE RUHESHIN TE GJITHE .R. BULKU FILLOJ VONE TE MERTE MERITAT SI SHQE E NGUSHTE PAS VITEVE 90. NE ATE KOHE ME LIDHTE PUNA TE SHKOJA SHPES NE CERIK , DHE QELLONTE TE KTHEHESHA NE KOHEN QE KJO VAJZE E ATHET , E BUKUR , TA SHIKOJA TE KTHEHESH NE SHTEPI E VETME GJITHMONE E VETME. NGA SHOQJA E SAJ E NGUSHTE KAM MESUAR SE ISHTE NJE VAJZE MJAFTE INTELIGJENTE POR ......

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TURI EMIGR

                    TJETER KUSH KA QENE SHOQE E E NGUSHTE E D. C. KA QENE NJE VAJZE ELBASANI , DHE AJO E PERSEKUTUAR . DRITA KA QENE ME DAMKEN E ARM.TE POPULLIT PAK SHOQERI KISHTE SE RUHESHIN TE GJITHE .R. BULKU FILLOJ VONE TE MERTE MERITAT SI SHQE E NGUSHTE PAS VITEVE 90. NE ATE KOHE ME LIDHTE PUNA TE SHKOJA SHPES NE CERIK , DHE QELLONTE TE KTHEHESHA NE KOHEN QE KJO VAJZE E ATHET , E BUKUR , TA SHIKOJA TE KTHEHESH NE SHTEPI E VETME GJITHMONE E VETME. NGA SHOQJA E SAJ E NGUSHTE KAM MESUAR SE ISHTE NJE VAJZE MJAFTE INTELIGJENTE POR ......

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje