Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do vijnë Beethoven dhe Tchaikovsky, dy prej të mëdhenjve të muzikës që me kompozimet e tyre i kanë ndërruar faqen historisë së muzikës botërore. Në datë 23 Mars, ora 19:00 do zhvillohet koncerti instrumental-simfonik “Fat i paepur”.
Me orkestrën simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nën dirigjimin e maestros Michel Zukernik dhe në violinë Nikola Kondakçi veprat që do ngjiten në skenë janë “Koncert për violin dhe orkestër op.35” e Tchaikovskyt dhe “Simfonia nr.5 në do minor, op.67” e Beethoven. Biletat gjenden te biletaria e Teatrit të Operas dhe Baletit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje