Ministri Gonxhja ka diskutuar ditën e djeshme për mbrojtjen e të drejtës së autorit me konsulentin ndërkombëtare Francesco Sciachitano dhe Olga Alleman nga Swiss Federal Institute for Intellectual Property në lidhje me projektin ALSIP. E drejta e autorit shihet si pasuri dhe merr vëendje të veçantë nga legjislacioni i Bashkimit Europian sot gjithmonë e më shumë kur platformat online shihen gjerësisht.
Për Shqipërinë kjo është pjesë e detyrimeve që kërkojnë përafrimin me legjislacionin europian, pra është pjesë e procesit të anëtarësimit. Nepërmjet kësaj reforme Shqipëria, edhe pse jo ende anëtare e Bashkimit Europian synon të jetë i pari vend që mbron të drejtat e autorit dhe zbaton direktivat në fsushën digjitale. Kjo ndihmon të gjithë autorët duke shtuar të ardhurat për ta dhe veçanërisht artistët. A.K./TemA
nga nje vesh u hyri, nga tjetri u doli...