Teatri kombëtar i Operas dhe Baletit ka blerë produksionin më të rëndësishëm në shtatëdhjetë vite. “Lucia di lammermoor” nga Donizetti do vijë në Shqipëri në 2025. Drejtoresha e përgjithshme e Teatrit të Operas dhe Baletit ka njoftuar nepërmjet një mesazhi në rrjetet sociale që Teatri i Operas dhe Baletit ka blerë një nga produksionet më të rëndësishme në shtatëdhjetë vite teatër.
Opera “Luca di Lammermoor”nga Donizetti do vijë për herë të parë, enkas nga Izraeli në Shqipëri në vitin 2025. Për më shumë se 200 vjet kjo histori tronditëse ka tërhequr një numër të madh artdashësish në mbarë botën. Kjo është një opera në tre akte nga Gaetano Donizetti me libret të Salvadore Cammarano dhe bazohet në “The Bride of Lammermoor” nga shkrimtari Walter Scott. A.K.TemA
c'do me thene "e ka blere' dhe pse nje veper antologjike italiane vjen nga Izraeli?!