Dita e verës vjen dhe me libra në Tiranë

14 Mars 2024, 08:05Kulturë TEMA
Dita e verës vjen dhe me libra në Tiranë

Dita e verës do të festohet dhe me libra në Tiranë. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të çelet Panairi i Librit Tiranë "Pranverë 2024" që do të sjellë përgjatë gjithë ditës një hapësirë me botime të reja nga shtëpitë botuese shqiptare si dhe një program aktivitetesh që i dedikohen autorëve. Ky panair vjen nga një bashkëpunim mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Bashkisë Tiranë.

Programi sa më poshtë

09.00: Hapja e Panairit (Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”).

10.30-11.00: Prezantim i librit “Shihemi në gusht”, Gabriel Garcia Marquez, (Stenda SHB “Onufri”).

10.30-11.00: “Epoka e inteligjencës artificiale”, Henry A. Kissinger, Eric Schmidt, Daniel Huttenlocher, (Stenda SHB “Fan Noli”).

11.10-11.40: Prezantim i librit “Libri i jetës”, Ali Aliu, (Stenda “Akademia e Shkencave të Kosovës”).

11.10-11.40: Prezantim i librit “Histori njerëzish të zakonshëm”, Ylljet Aliçka, (Stenda SHB “Onufri”).

11.30-12.00: Prezantim i librit “Akti krijues”, Rick Rubin, (Stenda SHB “Botart”).

11.15-12.00: Prezantim i librave të disa autorëve, (Stenda SHB “Pegi”).

11.30-12.00: Prezantim i disa autorëve shqiptarë, (Stenda SHB “Buzuku”, Kosovë).

11.30-12.00: Prezantim i librit “Lisi i gjakut”, Arbër Shabanaj, (Stenda SHB “Agora”).

11.30-12.00: Prezantim i librit “Itaka ime”, Vojsava Nelo, (Stenda SHB “Toena”).

11.35-12.05: Prezantim i librit “Fati i marrë”, Besnik Mustafaj, (Stenda SHB “Onufri”).

11.35-12.05: Prezantim i Krijimtarisë Letrare të akademikut Zejnullah Rrahmani, (Stenda “Akademia e Shkencave të Kosovës”).

12.05-12.35: Prezantim i librit “Shitësja e ëmbëlsirave”, Suela Armata, (Stenda SHB “Toena”).

12.05-12.35: Prezantim i librave të disa autorëve, (Stenda e aktiviteteve të panairit –STENDA 1).

12.40-13.05: Prezantim i librit “Shtet i ri, burrë shteti modern”- (Hashim Thaçi, një biografi), Roger Boyes & Suzi Jagger, (Stenda SHB “Fan Noli”).

12.40-13.05: Prezantim i librit “Qiriri i jaseminit ”Evis Vyshka, (Stenda SHB “Toena”).

13.40-14.05: Prezantim i librit “Kërcimtarja”, Patrick Modiano, (Stenda SHB Buzuku, Kosovë).

14.10-14.35: Prezantim i librit “Vito”, Bashkim Hoxha, (Stenda SHB “Onufri”).

14.10-14.35: Prezantim i librit “Sikur ta dija”, Baki Bala, (Stenda SHB “Agora”).

13.40-14.05: Prezantim i librit “Djaloshi me krahë”, Lenny Henry, (Stenda SHB “Jetart”).

14.45-15.15: “Të njohim poetët tanë”, (Stenda e aktiviteteve të panairit – STENDA 1).

15.55-16.00: Çmimet e Panairit të Librit “PranVerë 2024”, (Stenda e aktiviteteve të panairit – STENDA 1).

A.K./TemA

1 Komente

  1. y
    yyyy

    dita e veres ,,,1 mars allaturka ,,,gezuar ramazanin ,,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje