KOSOVA/ "Kamarja e turpit" premierë me datë 19 Mars në Teatrin Kombëtar të Kosovës

13 Mars 2024, 08:49Kulturë TEMA
KOSOVA/ "Kamarja e turpit" premierë me datë 19 Mars në

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës me datë 19 Mars në orën 20:00 do çelet premiera e “Kamares së turpit” me dramatizim nga Doruntina Basha dhe regji nga Kushtrim Koliqi. Në role kryesore Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi dhe Gresa Pallaska.

Ky është dramatizim i suksesshëm i librit të Ismail Kadare dhe është pjesë e asaj që nga studiuesit e veprës së tij quhet si “Pashallëqet e mëdha”, projekt i cili rrëfen një pjesë të historisë së Perandorisë Osmane, një pjesë të historisë  së Shqipërisë në Perandorinë Osmane dhe gjurmon pjesëza interesante nga mitet e vogla por tërheqëse që lindën gjatë periudhës së okupimit. Sigurisht që Kadare letrarizon por as nuk gënjen. “Qorrfermani” apo “Pallati i ëndrrave” trajtojnë tematika të ngjashme sikurse tregimi te “Vjedhja e gjumit mbretëror” për ndërtimin e xhamisë së Shën Sofisë.

Është pjesë e gjenisë së Ismail Kadare që ai të pikasë këto minihistori nga makrohistoria osmane dhe shqiptare për tia dhuruar lexuesit si tokrendje në mënyrë që të plotësojë kuriozitetin e tij në lidhje me këtë pjesë ndryshe shumë pak të ndriçuar të historisë sonë, të asaj historie që kemi të përbashkët me perandorinë Osmane. Ndoshta mund të jetë dhe një shmangie e qëllimshme që bën autori nga komunizmi ynë, për të çlodhur veten dhe publikun deri diku nga dhuna sistematike e Hoxhës. “Kamarja e turpit” trajton edhe me humor kështu periudhën osmane ashtu si alegoria përdoret te "Pallati i ëndrrave" ironia përdoret te "Kamarja".

Ashtu si te “Kështjella” personazh është një pasha, por këtë herë një pasha me emër të përveçëm. Ali Pashë Tepelena, i ngujuar në kalanë e vet kërkohet për tu vrarë nga sulltani si rebel. Në fakt ai po shfrytëzon situatën historike sepse Perandoria Osmane ka filluar të dobësohet ngaqë shtetet në përbërjen e saj kanë filluar përpjekjen për pavarësi. Sulltani do të bëjë çdo gjë për ta penguar këtë dhe për të penguar Ali Pashain të kthehet në simbol të kryengritjes.A.K./TemA

Lini një Përgjigje