Shfaqet dokumentari "Trup për turp" në Shkodër dhe Vlorë

12 Mars 2024, 08:36Kulturë TEMA
Shfaqet dokumentari "Trup për turp" në Shkodër dhe

Në Shkodër dhe në Vlorë është shfaqur ditën e djeshme dokumentari “Trup për turp”. Në audiencë ishin gra dhe vajza. Ky dokumentar është një bashkëprodhim mes BIRN dhe Barraka productions. Dokumentari trajton çështjen e dhunës gjinore, një plage akoma të hapur dhe sot në shekullin e XXI të kombit tonë, Shqipërisë.

Me regji nga Elton Baxhaku ku dokumentar është një rrëfim i sinqertë dhe pa dorashka para kameras i disa grave të guximshme. Të intervistuara për herë të parë dhe me shumë për të thënë, këto gra kanë rrëfyer historitë e tyre private me shpresën e përgjithshme që këto histori mund të ndihmojnë të tjera gra të dalin nga qerthulli i kësaj dhune. Dokumentari është një dokumentar me natyre sociale dhe në të njëjtën kohë, për nga kompozimi mbetet artistik në mënyrë që ti flasë një audience sa më të gjerë. Qoftë dhe asaj vajzës së vogël që i bërtet mësuesja në shkollë apo gruas në karrierë e cila në të njëjtën kohë ka për të rritur fëmijët. A.K./TemA

Lini një Përgjigje